Greqi : 6 vdekje dhe 99 raste të reja – 59 të vdekur në total

Aktualitet

Rastet e reja të regjistruara në njëzet e katër orët e fundit janë 99 dhe numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi tani arrin në 1613 dhe kanë humbur jetën në përgjithlsi 59 njerëz, njoftoi sot në mbrëmje përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.

92 persona janë intubuar, 23 prej tyre gra. Mosha mesatare e intubimit është 66 vjeç.

Për sa i përket vdekjeve, 49 janë burra dhe 10 janë gra. Mosha mesatare e tyre është 71 vjeç dhe 95% kishin disa sëmundje themelore ose ishin të moshuar.