Reagon Bregu: Unë nuk jam në PD për t’i bërë fresk asnjë individi

880

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, e pyetur në Vizion Plus për një koalicion qeverisës midis Ramës dhe Bashës, thotë se çfarëdo që të ndodhë, duhet të jetë e bazuar mbi parime të sakta dhe jo marrëveshje individësh.

Bregu është shprehur se partia nuk është një concept si dikur kur me pari kuptoje enverin dhe anasjelltas!

Unë do doja dhe besoj se kjo është një betejë që as fillon në zgjedhjet e 2017 dhe as nuk do të mbarojë pas datës 25 qershor që ka të bëjë me kthimin dhe respektimin e institucionit të partisë. Partia nuk është dhe nuk besoj se askush sot në 2017 pret që të ndodhë ajo që dikur komunistët thoshin për Enver Hoxhën, kur themi partia nënkuptojmë Enverin dhe kur themi Enveri nënkuptojmë partia. Partia është një grupim njerëzish me kontribute dhe asetet e tyre ndër vite, duke respektuar sigurisht edhe ata që vendosin për t’iu bashkuar një force politike si rishtarë, dhe për mua ka rëndësi që PD, e përsëris të mbetet parti kryesore e shqiptarëve. Kjo është koha kur shqiptarët arrijnë ta bëjnë fare mirë dallimin; çfarë do të thotë të qeverisësh dhe ta përdorësh pushtetin për të ndihmuar dhe për të ndryshuar dhe për ta bërë vendin më të mirë dhe çfarë do të thotë ta kesh pushtetin vetëm për të forcuar pushtetin tënd personal.” – tha Bregu.

Ajo thotë se nuk i është kërkuar që të angazhohet në fushatë siç ka ndodhur më herët, por që as nuk do t’i bëjë fresk asnjë individi.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: