“Rebelimi vrau nëntë njerëz në mesin e të dënuarve dhe plagosi 67 të tjerë në radhët e policisë, të burgosurve dhe stafit të burgut,” tha administrata e burgut (INPE) në një deklaratë. “Të gjithë trupat janë dërguar në morgun kryesor të Limes për një autopsi, megjithëse diagnoza fillestare është se të gjitha vdekjet ishin për shkak të zjarrit.
Dy të vdekur në burgun e Perusë nga COVID-19
Rebelimi në burgun Miguel Castro në pjesën lindore të kryeqytetit të Perusë shpërtheu të hënën, pas vdekjes së dy ish të burgosurve që ishin infektuar nga COVID-19. Të burgosurit I vunë zjarr dyshekëve për të protestuar kundër refuzimit të administratës së burgut për të liruar të burgosurit më të cenueshëm për t’u siguruar atyre kujdesin e duhur.
Qeveria e Presidentit Martin Viscara premtoi javën e kaluar se do të jepej amnisti për rreth 3,000 të burgosur të pambrojtur.
Peruja me 32 milion banorë ka regjistruar 31,190 raste të infektuara nga COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 854. Ky është numri i dytë më i lartë i rasteve në Amerikën Latine, i cili është dyfishuar në madhësi në nëntë ditë.