Greqi: Arrestohet mes plumbave të policisë një kriminel i rrezikshëm shqiptar

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur mbrëmë në Athinë ku një i ri shqiptar është arrestuar pas shkrepjes së armëve të policisë. Ishte përplasja e makinës së tij në një pemë që bëri të mundur arrestimin e tij. Sipas mediave vendas behet fjalë për një kriminel të rrezikshëm.

Pas një ndjekje nga policia vendase, i riu shqiptar u përpoq të shpëtonte nga policia e sigurisë në Zografou të Athinës. Makina e bardhë që po drejtonte shqiptari ishte e parkuar në rrugën Iroon Polytechniou në Athinë dhe policia u përpoq ta ndalonte, duke e befasuar.

Por, shqiptari i jep gaz makinës dhe u përpoq të kalonte mes dy pemëve dhe më pas u ndodh përball, të cilët rrinin me armë në duar para automjetit të tij.  Ikja e tij u prish nga plumbat e shkrepura nga policia në makinën e tij, si dhe dy pemët në të cilat u përplas automjeti i bardhë.

Në vazhdim shqiptari u përpoq të hidhej mbi nje mur dhe të gjente strehë në ambientet e Politekniut, ku dhe jetonte, por nuk ia doli, pasi policia e kapi dhe e prangosi.

Mediat bejnë fjalë se shqiptari akuzohet për një raste grabitjesh dhe vjedhjesh me armë, ndërsa ai dyshohet se kishte “llogari të hapura”. me drejtësinë. Hetimet e Policisë së Sigurisë vazhdojnë, pasi kërkohet edhe bashkëpunëtorë të personit të arrestuar, i cili pritet të dërgohet në prokurori.