E pabesueshme por një realitet.
Kemi dhe ne tipa partiak anti-shqiptar, që duhet të ishin larguar me kohë për sabotim në mësim e gjuhës shqipe në Greqi. Ky është Aleks Jase, dipllomat i emëruar në shkurt të 2020 si zv/ambasador.
Por…!
Për ambasadën tonë Made in Albania në Greqi, mësuesit tanë janë të ligjshëm kur u mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve tanë, të paligjshëm për pajisjen me abetare. U shkarkua ambasadorja Hobdari po lanë pas të besuarit e saj, njerëz që njihen për anti-shqiptarizëm. Bëhet fjalë për zv/ambasadorin tonë në Athinë z. Aleks Jase, me dy fytyrë, babaxhan dhe shumë popullor jashtë murreve të ambasadës, por një anti-shqiptar brenda saj.
Kur bëhet fjalë për kurset e mesimit të gjuhës shqipe, zoti Aleks ashtu si dhe ish-ambasadorja Hobdari ndryshon qendrim dhe del me një fytyrë krejt ndryshe, atë të një anti-shqiptari.
Ngjarrja e fundit ka ndodhur para 10 ditesh ne ambientet e ambasadës sonë në Athinë mes ketij “dipllomati” dhe Kryetares se Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi, me zonjën e nderuar dhe të respektuar Mirjana Hasalla, njëkohësisht mësuese aktive në mesimin e gjuhës shqipe për fëmijët tanë.
Sikur të mos mjaftojë puna vullnetare e mesuesve tanë heronjë këta ndeshen edhe me sharlatanë me njerëz që me targin e dipllomatit bëjnë ligjin në vend që ta zbatojnë ata.
Kjo mësuese prej vitesh dhe e njohur për aktivitetin e saj në Komunitetin Shqiptar në Greqi, njëkohësisht edhe Kryetare e Lidhjes së Gruas, u ka kërkuar abetare këtij dipllomati, i cili jo vetëm që nuk është sjellur mirë, por e ka përcjellur me duar bosh, njësoj si ish-ambasadorja Hobdari. Sipas këti dipllomati kjo mësuese nuk ishte regjistruar në ambasadë si Lidhje e Gruas Shqiptare në Greqi, duke anashkaluar më kryesoren që është mësuese dhe se abetaret nuk janë për Lidhjen por fëmijët e emigrantëve.
Injoranca apo shpirti i tij i keq shkon përtej arsyes duke i kërkuar mësueses lejen nga Gjykata e Greqisë për ligjerimin e Lidhjes së Gruas. Kur i keqi nuk do, ai gjen arsyen e tij për të penguar. Në vend që këta tipa të veshur me pushtet të çojnë abetaret në këto klasa dhe tu shtrengojnë duart mesuesve tanë heroina, u sabotojnë punën.
Si injorant dhe paaftësi merr në telefon një përfaqësues të Komunitetit Shqiptar për të vertëtuar nëse është e ligjëruar apo jo. Përfundimisht në mes të kësaj meseleje allashqiptarçe fitoi injoranca dhe veprimi anti-shqiptar.
Bravo Aleksi ec përpara…!
Është ky sharlatan që javë më parë ka marrë në telefon dhe ka shantazhuar një gazetar duke i thëne se: “Kur të mbyllet ambasada me çfarë pune do merresh ti…”
Zoti kryeministër është dipllomati i fundit që ka mbetur në këtë përfaqësi, verifikoni nëse këto janë shpifje apo te verteta. Por mbi të gjitha këta sharlatanë jo vetëm që na teprojnë por duhet të ishin larguar me kohë. Shqipëria ka njerez me vlera dhe dipllomatë karierë, ka njerëz që me punën e tyre nderojnë veten, ambasadën dhe vendin tonë. Duhet vetëm vullnet dhe përkushtim nga ju zoti kryeministër.