“Do jetë dimri më i vështirë që kemi kaluar ndonjëherë” Paralajmërimi i frikshëm i mjekut.

Shendeti

Mjeku Arben Gjata ka folur së fundmi për situatën e rënduar që është krijuar nga pandemia.

Sipas tij muajit që do të vinë do të jenë më të vështirët.

Gjata shtoi ndër të tjera se ky do të jetë dimri më i vështirë që ka kaluar ndonjëherë sistemi ynë shëndetësor.

Jemi në një situatë jo të mirë, me rritje të numrave. Ishte një gjë e pritshme. Unë e kam thënë që kemi përballë tre muajt më të vështirë të kësaj pandemie. Besoj fundi i vjeshtës së tretë dhe dimri do të jenë sfida më e madhe që ka kaluar ndonjëherë shëndetësia shqiptare dhe që do të kalojë shoqëria shqiptare. Ditët më të vështira i kemi ende përpara. Është një situatë që kërkon solidaritet të madh. Me ftohjen e kohës dihet që virozat rriten, edhe C.ovid duke qenë virozë do të rrisë shpejtësinë e përhapjes. Kemi edhe virozat e tjera, që mund të mbivendosen me virusin, duke sjellë një situatë shumë të rëndë”, tha mjeku.

Më tej, mjeku u pyet dhe për skenarët që priten në vijim, ku theksoi se “Janë përgatitur disa skenarë, që në qershor. Janë përgatitur skenarë deri në qershor të vitit të ardhshëm, që parashikojnë hapjen e këtyre spitaleve të reja, siç u hap Covid – 3, vënien në funksion të Covid – 4, dhe nëse ezaurohen kapacitetet në Tiranë hapja edhe e spitaleve rajonale. Ne kemi një avantazh, se në spitalet rajonale kemi një shtrirje horizontale, gjë që mundëson që godina të caktuara brenda territorit të spitaleve rajonale të kthehen në spitale C.ovid. Mesa di unë një pjesë e spitaleve rajonale ka godina ku çdo dhomë është pajisur me oksigjen, si dhe respiratorë, për të pasur mundësi që edhe këto spitale të fillojnë drejtimin”.