Vaksina e tretë! Kompania Amerikane Moderna: Efektiviteti është gati 95% rezultati u testua në 30 mijë persona

Shendeti

Vaksina e Moderna-s është provuar në 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 15 mijë prej të cilëve kanë marrë 2 doza të vaksinës në 4 javë diferencë, ndërsa të tjerët janë vaksinuar përmes injeksioneve. 

SHBA– Kompania Amerikane Moderna pretendon se ka gati vaksinën kundër COVID19. BBC shkruan se vaksina e prodhuar nga Moderna është 94.5% efikase në parandalimin e COVID-19. Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme.  “Efektiviteti i përgjithshëm ka qenë i jashtëzakonshëm … është një ditë e mrekullueshme,” i tha Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna, BBC Neës.

Çfarë nuk dimë?

Ne ende nuk e dimë se sa do të zgjasë imuniteti pasi vullnetarët do të duhet të ndiqen për shumë më tepër kohë para se të mund të përgjigjemi saktë. Efektet anësore të deritanishme tek Moderna, kanë qenë lodhje dhimbje koke për disa orë pas injeksionit.

“Këto efekte janë ato që ne do të prisnim me një vaksinë që po funksionon dhe nxit një përgjigje të mirë imune”, tha Prof Peter Openshaë, nga Imperial College London.

Vaksina e Moderna mund të ruhet në minus 20 gradë C deri në gjashtë muaj dhe mund të mbahet në një frigorifer standard për deri në një muaj, krahasuar me Pfizer që kërkon një temperaturë ekstreme si minus 75 gradë C.

Vaksina e Moderna-s është provuar në 30 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 15 mijë prej të cilëve kanë marrë 2 doza të vaksinës në 4 javë diferencë, ndërsa të tjerët janë vaksinuar përmes injeksioneve.

Vaksina e kompanisë amerikane është e treta vaksinë që pritet për të trajtuar COVID-19. Një javë më parë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kishin mundur të krijonin një vaksinë me 90% efektivitet, që është në pritje të aprovimit nga autoritetet amerikane për marrjen e një license.

Ndërsa dje, ishte AstraZeneca që njoftoi se ka gati për të nxjerrë në treg në muajin dhjetor miliona doza të vaksinës kundër COVID.