Greqia “nuk hapet” më 1 dhjetor, shtyn afatin e lockdown

Aktualitet

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas bën të ditur se Greqia nuk do të rihapet nga 30 nëntor, siç ishte plani fillestar. Lockdown total do të ketë shtyrje, pasi të dhënat epidemiologjike nuk e lejojnë rikthimin në normalitet.

Përsa i përket hapjes së shkollave, vetëm komisioni i specialistëve të epidemiologjisë do të vendosë nëse dhe kur do kthehen nxënësit në shkollë, me një datë të mundshme 7 dhjetorin për shkollat fillore. Periudha festive në Greqi do të jetë ndryshe, nuk do të lejohet qarkullimi nëpër qytete, do të ketë orar më të zgjatur ndalim qarkullimi, nuk do të hapen baret dhe restorantet.

Ndërsa ka shpresë të funksionojnë restorantet për pak orë në mbrëmje, gjatë festave. Zëdhënësi i qeverisë ka theksuar se do vazhdojë mbështetja e punëtorëve dhe biznesit, me 7.5 miliardë euro “të vendosura mënjanë” në buxhet për përballimin e kësaj situate të zgjatur.