Turqi: 243 të vdekur dhe 27,515 raste në 24 orët e fundit

Bota

Numri i njerëzve që vdiqën në Covid-19 në 24 orët e fundit në Turqi është 243, një rekord tjetër që nga fillimi i pandemisë në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 17,364, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë së njëjtës periudhë, 27,515 raste të reja u regjistruan, rreth 2,000 më pak se dje. Që nga fillimi i pandemisë në mars, vendi ka regjistruar gjithsej 1,955,680 raste të Covid-19.

Qeveria ka vendosur një shtetrrethim natën gjatë ditëve të javës dhe një karantinë të plotë gjatë fundjavave.