Ngjarrja e sotme ndodhi në rrugën“Filiki Eterias” me protagoniste gruan shqiptare ka tronditur opinionin vendas. Klodiana Celo Pavlidou, ka qëlluar me armë zjarri ish-partnerin e saj e saj 66-vjeçar në sy të vajzës së tyre 13-vjece, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nuk ishte hera e parë që gruaja shqiptare shkonte dhe bënte sherr para shtëpisë së ish-burrit të saj grek. Sa herë që ajo shkonte aq herë thirrej dhe policia.
Por.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë. Ajo e ka pritur ish-partnerin e saj teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare. Me pistolete ka qelluar dy herë në trup dhe në stomak partnerin e saj.
Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj. I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.
Bëhet fjalë për një lidhje jashtëmartesore, pasi mjeku kur njohu gruan shqiptare para 13 vitesh ishte i martuar dhe kishte ne ate kohe edhe dy fëmijë.
Vajza 13 vjeçare para 5 vjetësh ju dha përkujedesje pranë mjekut 66-vjeçar, i cili sot ka edhe dy fëmijë mbo moshë 30 vjeç.
Ajo nuk e ka pritur mire vendimin e drejtësisë para 5 vjetësh
Para 5 vitesh drejtësia greke i dha të drejtën që të mbante vajzën 13 vjeçare mjekut grek, i cili jashtë martesës kishte lidhje me gruan shqiptare, e cila nuk e ka pritur mire këtë vendim të drejtësisë. Gruaja shqiptare sipas deshmimtarve nuk punonte dhe here pas here shkonte te shtepia e mjekut grek për të pare vajzën e saj, por dhe aq here përballej me policinë.
Bëhet fjalë për shtetasen me origjinë nga Shqipëria, Klodiana Celo Pavlidou, e cila menjeherë është arrestuar nga policia. Ajo e ka pritur bashkëshortin e saj teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare.
Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj. I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.
Në facebook shqiptarja lidhur me këtë vendim para 10 muajve shkruante se:
Dëgjon Greqia. A po dëgjon qeveria greke çfarë po ndodh në Shtetin e Drejtësisë?
Përsëris: 5 vite një vajzë e rritur e privuar ilegalisht dhe çnjerëzore që është e shënjtë për të, për nënën e saj…Pres veprimet tuaja, zotërinj të Greqisë. Është detyra juaj të shpëtoni jetën dhe dinjitetin e qytetarëve nga të korruptuarit dhe nga një sistem gjyqësor që në masë të madhe vazhdon të vuajë rrezikshëm. !
Në fakt, dy ditë para se të qëllonte me armë zjarri ish-partnerin, ajo kërkoi ndihmë nga përdoruesit e Facebook për të “shpëtuar fëmijën e saj të mitur nga rrëmbyesit e tij”. Ajo kritikonte kundër prokurores së të miturve për manipulimet e saj.
“Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. “Me pëlqimin e prokurorit për të mitur, fëmija im që e kam fituar jashtë martese, më qëndron larg pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi dhe bashkëshortja e tij”