Greqi: Shoferi i dehur përplaset në murin e presidencës, policët e gjobisin dhe e lënë të largohet

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e rrugëve “Irodhu Tou Atiku” dhe “King George B” në Greqi, pak metra larg kryeministrisë dhe godinës së presidencës.

Sipas mediave vendase, një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të presidencës greke, duke shkaktuar dëme materiale, por për fat pa rrezik për jetën.

E gjendur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se drejtuesi i automjetit ka qënë në gjendje të dehur. Ndaj tij policia mori masa duke i vendosur  një gjobë prej 700 eurosh dhe duke i hequr patentën për 60 ditë. Efektivët e lejuan shoferin e dehur të largohet me makinën e tij, edhe pse se kjo e fundit kishte pësuar dëmtime të rënda materiale.

E pyetur nga mediat, drejtoria e policisë rrugore të Atikës, deklaroi se drejtuesi i automjetit ishte i dehur,por nuk kishte kaluar sasinë që parashikon ligji për ta arrestuar. Ata u mjaftuan me masë administrative edhe pse ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi për rojet dhe dhjetëra policë jashtë godinës së presidencës dhe kryeministrisë greke