Greqi / 18,297 raste, 28 vdekje të reja dhe 98 të intubuar

Greqi

Sot, e enjte, 7 korrik, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 18,297 raste të reja me Covid-19 në Greqi.

Në të njëjtën kohë, sipas përditësimit të EODY, 98 pacientë janë të intubuar në ICU, ndërsa janë shënuar 28 vdekje të reja.

Kujtohet se numri më i madh i incidenteve të regjistruara nga EODY në një ditë është shpallur ditën e martë, më 4 janar 2022, ku në 24 orë janë zbuluar 50 126 raste. Gjithashtu, numri më i lartë i vdekjeve nga virusi në një periudhë 24-orëshe është shënuar të shtunën, më 14 dhjetor 2021, ku kanë humbur jetën 130 pacientë.