Gjykata Speciale ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe.
Tushe është shpallur fajtor me akuzën e shpërdorimit të detyrës për një tender 24 milionë lekësh për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatin Bishqethm të Lushnjes. SPAK kërkoi dënimin me 5 vite burg, por ish-kryebashkiaku socialist ka përfituar uljen e dënimit në masën 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe do të vuajë 2.8 vite burg. Gjithashtu GJKKO i ka hequr atij të drejtën për mbajtjen e posteve publike për pesë vite.
Pretenca e SPAK për ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjes:
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Gazmend Çela 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Vilma Zhupa 1 vit 6 muaj/ 1 vit
Ibrahim Lami 2 vjet 3 muaj / 1 vit 6 muaj
Gjergji Mëhilli 1 vit / 8 muaj
Ismail Bliku 9 muaj / 6 muaj
Edi Gjelaj 3 vjet / 2 vjet