Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kilkis në Greqi, ku një grua 30-vjeçare shtatzënë është sulmuar nga një grup të huajsh dhe si pasojë ka humbur fëmijën e saj.
Gruaja ra pre e një grabitjeje të dhunshme dhe humbi foshnjën e saj si pasojë e goditjeve që mori.
Sipas njoftimit të policisë, viktima ka qenë duke ecur të dielën e kaluar me bashkëshortin e saj 35-vjeçar dhe pesë fëmijët e tyre të mitur (3 deri në 13 vjeç), si dhe një tjetër të afërm. Familja e madhe duket se ishte ngarkuar të ndihmonte një bandë trafikantësh prej katër anëtarësh për të lëvizur nëpër kalimet e paligjshme, me qëllim daljen e paligjshme nga Greqia, shkruajnë mediat fqinje.
Siç u bë e ditur, në një moment një prej trafikantëve – një 30-vjeçar pakistanez, sulmoi gruan shtatzënë duke e rrahur dhunshëm për t’i marrë 2000 euro që kishte. Një nga fëmijët e saj e kuptoi ngjarjen dhe u përpoq të mbronte nënën e tij, por edhe ai u godit, duke shkaktuar lëndime të lehta. 30-vjeçarja dhe fëmija i saj 6-vjeçar u dërguan në spital, ku mjekët konstatuan se shtatzënia ishte ndërprerë.
Trafikantët u larguan, por pas kërkimeve të policisë, si 30-vjeçari dhe tre bashkëpunëtorët e tij (përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, nga Pakistani dhe Siria) u arrestuan mëngjesin e ditës së nesërme.