Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në mesditën e së martës në fshatin Vouta të komunës Kantanou – Selinou. Akoma autoritet nuk kanë bërë publike idenditetin e viktimës edhe pse në disa media mendohet se mund te jetë me origjine shqiptare.
Janë shokuese detajet e zbardhura në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës me viktimën e një 35-vjeçari dhe baba i dy fëmijëve në fshatin Vouta të komunës Kantanou – Selinou, në Chania.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
35-vjeçari fatkeq kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi një plagë të thellë në qafë që shkaktoi shkëputje të pjesshme të kokës nga trupi. Në fakt, ka një dëshmi që thotë se dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e burrit dhe ka pasuar heshtje absolute. Vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme.