Vdekja i 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë ka ngjallur pakënaqësi në shoqërinë shqiptare, aq sa sot ka pasur një protestë para Ministrisë se Rendit për dorëheqjen e ministrit Çuçi dhe për një drejtësi…
Niko Suli /
Si lejojnë doktorët një person, në shtrat spitali, me pranga në duar, është njëra pyetje ?
Pyetja e dytë është:- Çdo serumi aty?
Personi që nuk ka fare puls nuk merr dot serum.
Po të kemi parasysh se doktorë të tjerë dikur, (21 janar) dolën dhe deklaronin ato që deklaronin, po qe se atyre pamjeve të atëhershme ju bashkëngjit dhe këto, lehtësisht del në përfundimin se në radhët e shërbimit mjekësor kemi jo pak kriminelë që nuk kanë mbajtur betimin e Hipokratit, por kush e ka bërë Hipokratin.
Të deklarosh se të erdhi i vdekur dhe të të rrjedhin foto të tilla me serum në dorë, ose je kokrra e idiotit, ose je kokrra e bashkpuntorit në krim.
Je kokrra e idiotit se i ke vendosur serumin të vdekurit, je kokrra e bashkpuntorit në krim se ja vendose serumin vetëm e vetëm që ata që do shihnin foton të mendonin se ka vajtur i gjallë në spital. “Doktorë” gjëjeni vetë kujt kategorie i takoni.
Aty ma ha atë që sthuhet dhe më i miri, pasi krimin e kini brënda tek ata që duhet ta luftojnë krimin, dhe vdekja është kolege e atyre që duhet të mbrojnë jetën.
Marrë nga Facebook.