Çfarë po i mungon sot policisë që nuk po përfaqëson atë polici që duam?

Opinion
SHPËTIM ZINXHIRIA/
Punonjës të Policisë së Shtetit vijojnë të përfshihen në episode të shkeljes së rëndë të ligjit. Ka shumë vite që kjo polici ende nuk po gjen vetveten. Sot ish-ministra te saj sot janë burg me akuza të rënda për shpërdorim detyre.
Çfarë i mungon policisë shqiptare sot në 2022, me të gjitha kushtet e mira nuk po përfaqëson atë polici që duam?
Dhunimet dhe vrasjet jo vetëm që nuk po ulen po përkundrazi janë në rritje, mos vallë do rishikuar ligji apo Kushtetuta e Shqipërisë.
Mos vallë ligji i sotëm është çelsi i këtyre dhunimeve dhe vrasjeve?
Mendoj se qeveria duhet të shqetësohet për këto dhe të ndërtojë një strategji që policia të ndrrojë fytyrën e sotëm dhe të krijojë besimin te populli për të cilën edhe paguhet nga taksat e saj.
Së fundmi shefi i Krimeve në Devoll Pashk Syziu është pezulluar nga detyra për shkak se një person I identifikuar si Marsel Buçi e ka akuzuar atë se ka ushtruar dhunë ndaj tij në ambientet e zyrës së tij
Në Gjirokastër një polic 24 vjeç ka përplasur për vdekje me makinën e tij një 12 vjeçar, ndërsa raste dhune nga punonjësit e policisë së shtetit janë raportuar edhe në Pogradec.
Ndërkohë në Tiranë Policia po akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj Lear Kurtit i cili ndërroj jetë pak ditë më parë.
Por ajo më e rënda ka qenë Vrasja e Klodian Rashës për të cilin polici që kreu krimin do të lirohet sëshpejti, ndërsa familja me zemrën e copëtuar ndjen mungesën e djalit të tyre
Por pyetja shtrohet se edhe sa ngjarrje të të tilla duhet të ndodhin që policia të gjejë vetveten, për disa injorant që njollosin këtë uniformë…