Bie në pranga shqiptari, “bleu” me 900 euro një 8-vjeçar dhe e detyroi të lypte në rrugët e Athinës.

Greqi

Një 56-vjeçar nga Shqipëria u arrestua në Patisia në Athinë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar në pritje të tij.

Trondisin zbulimet për veprimet e 56-vjeçarit nga Shqipëria, i cili u arrestua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar në Patisia për trafikim të të miturve. Sipas informacioneve të fundit, 56-vjeçari kishte “blerë” një djalë 8-vjeçar nga familja e tij në Shqipëri dhe e kishte sjellë në Athinë ku e kishte detyruar të lypte për të marrë paratë që mblidhte.

Policia ra në gjurmët e 56-vjeçarit shqiptar pas një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare pasi ai ishte dënuar me 15 vite burg në shtetin fqinj për trafikim të të miturve. Në fakt, kundër tij ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Pas kërkimeve intensive, policia ka arritur të lokalizojë 56-vjeçarin mesditën e së hënës (24/4) në zonën e Agios Nikolaos në Patisia dhe dje është dërguar në Prokurori. Sipas informacioneve, 56-vjeçari kishte qenë në kontakt me rrjetet e trafikut të të miturve në Tiranë dhe duke i dhënë 100 mijë lekë, pra 900 euro, “bleu” një djalë 8-vjeçar nga një familje në nevojë. Më pas ai e solli fëmijën në Athinë dhe e detyroi me forcë të lypte në pjesë të ndryshme të Athinës dhe më pas i mori paratë që kishte mbledhur fëmija.