Fredi Beleri do t’i shpëtojë qelisë, dorëzon dy kërkesa në drejtorinë e burgjeve

Aktualitet

Fredi Bejleri, fituesi i zgjedhjeve te 14 majit në Bashkinë e Himarës pritet që në ditët në vijim të dalë edhe përpara gjykatës së posaçme për tu njohur me aktet dhe masën që togat e zeza të posaçme do caktojnë ndaj tij. Burime pranë SPAK , bëjnë me dije se nuk kanë mbërritur ende aktet nga Vlora.

Përmes burimeve pranë SPAK, “Ora News” raporton se Beleri ka depozituar dy kërkesat për transferimin tij, të cilat janë depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Që nga momenti i arrestimit, Beleri ka pretenduar se ka probleme me zemrën dhe nivelin e lartë të diabetit.

Por pavarësisht kësaj, kërkesat e kandidatit fitues në Himarë, nuk janë konsideruar të sinqerta. Pasi gjyqtarja e Vlorës, Dorina Stroka, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Tashmë, pritet që në ditët në vijim, dy kërkesat e Fredi Belerit, pritet të shqyrtohen nga një komision pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do vendoset nëse do miratohet ose jo transferimi i tij, nga ambjentet e burgut në Vlorës drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Aktualisht çështja penale kundër Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli alias Pano Kokaveshi, është transferuar në prokurorinë e posaçme SPAK.

Referuar hetimeve prokuroria e mbështeti kërkesën e saj për caktimin e masës “arrest në burg” pa afat në vëzhgime dhe përgjime të nisura që në 8 Maj, të cilat ia dorëzoi gjykatës. Bashkë me Belerin në pranga u vu edhe Pandeli Kokaveshi, si bashkëpunëtor në tentativën për të blerë vota. Edhe ky i fundit do dalë përpara gjykatës së posaçme kur aktet te mbërrijnë në SPAK. Hetimet nisën pas një referimi të marrë në rrugë operative se shtabi elektoral i Belerit ishte përfshirë në shit-blerje të votave për zgjedhjet e 14 Majit.

Hetuesit përdorën një person të infiltruar për të provuar dyshimet dhe rezultoi se pas bisedës së bërë nga ky shtetas me Belerin, u vendos që për 13 persona, do të paguheshin nga 5 mijë lekë secili per të dhënën votën. Shuma e parave prej 40 mijë lekësh i është dhënë personit të infiltruar në ambientet e tualetit të lokalit ku u bë takimi.