Hëna “luleshtrydhe” do të ndriçojë qiellin e natës këtë fundjavë.
Ju mund të shikoni ngritjen e hënës së plotë menjëherë pas perëndimit të diellit në drejtimin juglindor. Ajo do të arrijë kulmin e ndriçimit në orën 23:42 të së shtunës dhe do të shfaqet plot për tri ditë, sipas NASA-s.
Hëna luleshtrydhe nuk duket si luleshtrydhe, as nuk ka ngjyrë rozë. Ky emër i është dhënë hënës së plotë nga fiset amtare amerikane. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, ky emër është përdorur nga popujt Algonquin, Ojibwe, Dakota dhe Lakota, ndër të tjera, për të shënuar pjekjen e luleshtrydheve që mbartin qershorin e që janë gati për t’u mbledhur.
Hëna e luleshtrydheve është e para nga katër hënat e plota të sezonit të verës.