Asurditeti në burgun grek . Thirrje Avokatit të Popullit Shqiptar.

Aktualitet Greqi

Thirrje Avokatit te Popullit Shqiptar.

Duhet një ndërrhyrje e menjëhershme nga shteti shqiptar për kete rast ku një 45-vjeçar në godinën D të burgut Koridallo po përjeton një torturë të vertetë.
Ai ndodhet në paraburgim që prej 5 muajsh, ende nuk është gjykuar për veprën penale.
Edhe pse ka mbi 25 vite qendrimi në Greqi, baba i dy fëmijëve në ndër akuzat e tjera lexohet për hyrrje të paligjshme në Greqi, në një kohë që djali i tij i ka ardhur letra për te shkuar ushtar.

Por…

Ky ambient që shihni në foto me përmasa 80×60 cm sherben si dush dhe wc në një nga qelitë e burgut Koridallo. Ketu mbahet Genti me 85% invalid, aksidentuar ne pune ku humbi nje kembe dhe nje krahe.
Por në këto kushte a mund te lahet dot nje njeri ne kete sipërfaqe ku nuk ka vend te vendosesh kemben dhe jo me trupin në mungese te një këmbe .
Asnjë nuk u dënua kur u aksidentua ai, por mbi të gjitha në jetën e përditëshme , a mund te lahet ne keto kushte ky njeri me nje kemb dhe me nje krah?
Kuptohet se burgjet u ndërtuan nga njerëzit për njerëzit që të vuajnë dënimet e tyre sipas veprave penale, por edhe këta kanë të drejtat e tyre që të vuajnë dënimin si njerëz ne bazë të ligjeve në fuqi.

Së shpejti në televizionin FAX NEWS.