PESH NUK ËSHTË PJESË E ASNJË KOALICIONI ZGJEDHOR

Politika

Reagon Partia e Emigracionit Shqiptar.

Është vetë kreu i kësaj partie Z. KOSTAQ PAPA që ka reaguar në rrjetet sociale sot se nuk do te ketë koalicion me asnjë parti në zgjedhjet e ardhshme të 2025.

Reagimi i plotë

Partia Emigracioni Shqiptar (PESH) si përfaqësi politike e Emigracionit/Diasporës Shqiptare nuk është pjesë e asnjë koalicioni politik, dhe i etiketon si mjeranë ata që janë përpjekur që pjesmarrjen tona në takimet për reformën zgjedhore ku kërkojmë me ngulm pjesmarrjen e Emigracionit/Diasporës si zgjedhës e të zgjedhur, në zgjedhjet e 2025, i paraqesin si pjesmarrjen në Koalicion parazgjedhor!

Mbështetja e madhe që na vjen nga Emigracioni & Diaspora është solide dhe e orientuar qartë për drejtimin tonë dhe do jetë e pasqyruar në trupën tonë.

Është shumë shpejt për ta bërë këtë gjë.

Për Koalicionin në Zgjedhjet e 2025, PESH do të mbledh Asamblenë Kombëtare, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë në momentin e duhur.

Janë organet e PESH dhe kërkesa e Diasporës që vendosin për koalicion apo për dalje më vete në zgjedhje.

Ajo që është e qartë për ne ka të bëj me përfshirjen tonë në të gjitha manifestimet, protestat e betejat për rrëzimin e qeverisjes së Rilindjes së Ramës dhe  Lali Eri që po grabit popullin tonë e po shet Shqipërinë duke na lënë pa Atdhe !

Nuk ka përparim të Shqipërisë e Kombit po nuk u shporrën nga uzurpimi i pushtetit me vota të grabitura grupet kriminale e të frenohet ardhje të kriminelëve të tjerë në pushtet.

Kjo bandë duhet të shporret!

Shqipëria dhe Shqiptaria duhet të përparojë !

KOSTAQ  PAPA

Përfaqësues Politik i Emigracionit Shqiptar

Kryetar i PESH

Deputet i Tiranës & Emigracionit legjislatura IX.

Tiranë 23.05.2024