Koalicioni opozitar mirëpret ftesën e Nishanit për dialog

Politika

Ftesen e presidentit Bujar Nishani për dialog për zgjidhjen e krizës politike, e ka pranuar edhe koalicioni opozitar.

“Mirëpresim ftesën institucionale të presidentit Nishani për dialog në funksion të zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka mbërthyer Shqipërinë”, thuhet në  njoftimin për mediat nga ana e PD-së dhe koalicionit opozitar.

“Ndonëse shkaktari i kësaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave të qytetarëve shqiptarë, opozita dhe Partia Demokratike kanë kërkuar gjithmone rrugën e dialogut të vërtetë dhe jo fasadë për tu bashkuar në luftën kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe kthimit të shtetit në garnizon elektoral të pushtetit, që kercenojnë asgjesimin e zgjedhjeve, demokracisë dhe stabilitetit permës zgjidhjes se ofruar”, thuhet më tej në njoftim.

Bëhet e ditur se Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar rikonfirmojnë gatishmerinë e tyre duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Nishani.