PBDNJ takim me Kuçiotët: Do hapim rrugën për në bregdet

Lajme

kuci ne focus-1Albert RUDAJ  – Disa përfaqësues të PBDNJ kanë vizituar fshatin Kuç me rastin e zgjedhjeve elektorale dhe kanë bërë një bashkëbisedim me banorët vendas. Në këtë takim që pati kjo Parti me të rrinjtë e këtij fshati, u theksua dhe u premtua hapja e rrugës së Kuçit e dalja e saj në Bregdet,  premtim ky që u bë nga përfaqësuesit e PBDNJ. Dihet se Kuci i Vlorës është një fshat i afër me pjesën e bregdetit e si rrjedhojë deri më sot shumë pushtetarë kanë premtuar shumë, por siç dihet asnjë prej tyre nuk u është qendruar besnik fshatarëve në premtimin të hapjes së rrugës. Në këtë takim u  vu në dukje traditat e mira e lidhjet e ngushta që ka pasur gjithmon Kuci dhe Himara. Në bashkëbisedim u  ritheksua se harmonia që ka qenë  do të bëhet burim frymëzimi edhe për  një bashkëpunim n sektorin ekonomik, turizëm dhe në atë shendetesor. Në këtë takim ndodhej edhe kandidati për keshilltar i PBDNJ Robert Bollano.kuci ne focus-2