Kryeministri Edi Rama i është përgjjigjur interesit të gazetreve nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin pasi fitoi bashkinë e Himarës.
I pyetur nëse do ta lërë drejtësinë të flasë apo do të veprojë sikurse me kryebashkiakët socialistë kur janë përballur me akuza, Rama tha:
“Rasti i Himarës është i qartë. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrën më të lirë, më të drejtë dhe transparente. Njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë. Për të parën kemi pjesën tonë të përgjegjësinë dhe besoj se e kemi ushtruar me përgjegjshmëri, maturi dhe durim maksimal. Në Himarë nuk kemi çuar asnjë person nga qendra. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës nuk ka qëndruar aty për të bërë manekinin e liderit lokal që shpërndau gjithandej toksinat e një situate imagjinare presionesh me mjete dhe xhama të zinj.” , tha Rama.