A ka ndonjë transparencë dhe një strategji për të përballuar këtë situatë ?
Shqipëria është një nga vendet më të varfëra në Evropë dhe me një qeveri jo transparente dhe të korruptuar. Çdo vit reth 20 mijë shqiptarë aplikojnë për azil në vendet e BE-së, në një kohë kur Greqia i kthen Shqipërisë rreth 10-13 mijë shqiptarë për qendrim ilegal. Nga ana tjetër vendi ynë ka ratifikuar një marrëveshje me Frontex-in për të ndihmuar ndalimin e emigrantëve shqiptarë klandestinë për hyrjeje në kufirin grek.
Nga ana tjetër presionet e aleatëve tanë të BE-së, për ngritjen e një kampi për refugjatët sa vjen dhe po tendoset edhe pse vendi ynë nuk është ende i gatshëm. Sipas IOM, policia shqiptare ka marrë në mënyrë të konsiderueshme më shumë emigrantë pa dokumenta: rreth 3,400 në vitin 2018, krahasuar me 750 në 2017.
Gjatë vitit 2019 Greqia nuk bën më publike riatdhesimin e shqiptarve ilegal, pasi çdo muaj njoftonte për riatdhesimin e tyre, e njëta gje ndodh edhe për të huajt që do vijnë në Shqipëri, duke mos patur transparente.
Por pyetja shtrohet a do jetë e gatshëm dhe a ka mundësi që Shqipëria të mirpresë refugjatë të ardhur nga Greqia, në një kohë kur sot në kampe ndodhen rreth 70 mijë të tillë?
Nuk do jetë vonë kur kampet në Greqi do shperthejnë pasi kushtet janë të këqija dhe rruga e shpetimit për ta do jenë vendet ballkanike perfshi më shumë Shqipërinë. Kujtojmë se Maqedonia Veriore dhe Bullgaria kanë mbyllur kufijtë, pasi ne Bullgari për 2016 20 mijë refugjatë kërkuan azil.
Tashmë refugjatët nuk mund të udhëtojnë nga Greqia për në Maqedoninë Veriore apo edhe për në Serbi, pasi sot ata tentojnë që të udhëtojnë nëpërmjet Shqipërisë për të mbritur në Kroaci. Tashmë 10 mijë refugjatë janë gati për të marrë këtë udhëtim si një provë , në një mohë që BE-ja i ka akorduar Bosnjë-Hercegovinës një shumë 10.16 milionë dollarë për strehimin e refugjatëve.
Në se Shqipërisë i afrohet kjo shumë do ta refuzojë?