Emigrimi: Rriten me 120 për qind kërkesat e shqiptarëve për azil në Irlandë

Aktualitet

Zyra e Emigracionit në Irlandë ka publikuar numrin e shtetasve qe kanë aplikuar për azil gjatë muajit shkurt. Në vend të parë renditen sërish shqiptarët, që lënë pas gjeorgjianët dhe shtetasit nga Zimbabve.

Sipas të dhënave, 138 shqiptarë aplikuan në total për azil, teksa arsyet kryesore janë për shkaqe ekonomike dhe politike. Shifra eshte dyfish më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhe te vitit 2018, ku aplikuan vetëm 56 persona.

Rritja e numrit të azil-kërkuesve ishte një ndër arsyet që detyruan autoritetet holandeze të kërkojnë rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar, javën e kaluar. Partitë që ndërmorën këtë hap ishin: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës

© SYRI.net