A.K.U një instrument biznes prishësh apo kujdestar standardesh? A do të reagojë ministri Bledi Çuci?

Korrupsion

Nga Artur Nura/

Së fundi për arsye objektive lexoj një denoncim te biznesmenit te njohur Nikollaq Neranxi ne lidhje me kripen e Himalajës dhe qe te cilit i është bllokuar një kamion i cili plotesoka te gjitha kriteret ligjore! Sipas Neranxit kjo ka ndodhur sepse ne zyrat e AKU, apo ato përkatëse te shëndetësisë sic është Inspektorati Sanitar Shëndetësor, punohet ndryshe me kritiket e qeverise dhe ne ane tjeter, privilegjohen deri ne shkelje te ligjit mbështetësit e saj!
Parimisht këtë gjë e besojnë apriori te gjithë, sepse nuk po ndodh vetëm tani. Besoj qe Neranxi vete qe ka qene gjithmonë opozitar me pushtetet, mund ta dije me mire se te tjerët këtë element korruptiv te te gjitha pushteteve !
Si gazetar i kam ndjekur ne vazhdimësi përplasjet e tij me pushtetin dhe jam i bindur qe edhe këtë radhe do ta fitoje betejën morale dhe ligjore me te. Por, problemi sipas meje qëndron me shume te mos njohja dhe pasioni për te bere detyrën ndaj partisë dhe jo atë te ligjit nga zyrtare te caktuar!

Padyshim qe problemi është i thelle dhe nis qe tek emërimi i shume prej këtyre zyrtareve te cilët formalisht duhet te jene te zgjedhur me merite dhe sipas ligjit te nëpunësit publik!


Dalim tek argumenti Kripa e Himalajës!


Nuk jam ekspert i fushës por konsumator si gjithë te tjerët dhe e para gjë qe bëra (ja u sugjeroj de juve miq ta bëni) shkruajta ne internet Kripa e Himalajës! Me doli: Kripa e Himalajës “Thesari në formë kristalesh, që të ndryshon … Bioju.al, Veçoritë e rralla të kripës së Himalajës – Ora News, Kripa rozë e Himalajës, thesari në formë kristalesh për …Balkanweb, Kripa e Himalaje ve: Veçoritë dhe vetitë kuruese! – Revista Bordo, Kripa e Himalajë ve, e vetmja kripë natyrale – Klan Kosova… te tjerat mund ti lexoni edhe vete nëse jeni duke bere dhe ju searchin e nevojshëm në internet.

Mësova se ne Shqipëri ky lloj produkti i mrekullueshëm për disa veçanti duhet përveç këtyre veçorive te mrekullueshme, duhet te jete deri ne nivelin x i jodizuar! Ne rastin ne fjale, ky produkt qenka i jodizuar sipas standardit qe kërkon Shqipëria dhe i paska me vete te gjitha certifikatat qe përcakton ligji!

Perse këta militante e kane bllokuar? E kane vendosur ne listën e produkteve me risk, apo ata paragjykojnë subjektin me me risk!? Sigurisht kjo e dyta eshte me e mundeshme dhe ndodh për tu bere qefin shefave te tyre sipër. ..

Uroj qe ata zyrtare te vegjël qe e kane marre këtë hap arbitrar ta kapin situatën ne kohe sepse jam i sigurte qe Neranxi do te filloje shume shpejt procedurat ligjore për te cilat është i njohur ne betejat e tij me pushtetet ne Gjykata.

Dhe ka dhe një gjë me shume ne rastin e tyre! Shefat ne te tilla raste te lëne ne balte dhe nuk te gjenden afër, ashtu siç e bëjnë kur ti e ke kryer fajin dhe i ke prishur pune një biznesi te caktuar “kundërshtar”!

Kjo vlen për drejtuesit e Autoriteti te Kontrollit Ushqimor te cilët duhet ta dine mire qe nuk janë aty për te vene gjoba dhe bllokuar biznesin, por për te respektuar ligjin dhe mbështetur këta te fundit te cilët nuk janë si shteti qe vetëm u merr te ardhura qytetareve, por i japin atyre pune qe te mbajnë familjet dhe paguajnë taksat qe edhe këta te fundit qe punojnë ne AKU, te paguhen po nga ata para taksash!

Ministri Bledi Cuci…

Autoriteti me i larte i cili mund te vendose drejtësi për rastin është ministri i bujqësisë Bledi Cuci! Ja rastësisht ne reagimin publik te biznesmenit Nikollaq Neranxi, pyetej : a Po me lexon Bledi Cuci?!

Z. Minister lexoje shqetësimin e biznesmenit dhe mos lejo te dëmtohet me shume ai. Sigurisht pa ndërhyrjen tuaj çështja do te përfundoje gjykate dhe demet do i paguajnë taksat tona, por mos harro se sot një gjë e tille qe ka ndodhur publikisht, konvertohet edhe ne produkt elektoral!

Politikani behet shtetar kur merr vendimet e duhura dhe jo ata te gabuara…