Çfarë pritet? Prokurori i SPAK dhe hetuesit e BKH zbarkojnë në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin urgjent

Aktualitet

Ambasada amerikane në Shqipëri, ka bërë me dije se një prokuror i SPAK-ut dhe një grup prej hetuesve të Byrosë Kombëtare, zhvilluan një takim me zyrtarë të lartë të FBI-së dhe DEA-s amerikane.

Bëhet me dije se një tjetër grup hetuesisht do të ndjekë të njëjtin trajnim si grupi i parë, duke u ndjekur me drejtues të lartë të cilët kanë udhëhequr hetimet për korruspion të nivelit të lartë publik.

🇦🇱️ | Një prokuror i SPAK-ut dhe një grup hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit vizituan Uashington D.C. javën e kaluar, ku u takuan me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit, Byroja Federale e Hetimit (FBI), Administrata për Luftën Ndaj Narkotikëve (DEA), Qendra për Koordinim dhe Analizë e Maryland, dhe Departamenti i Policisë së Baltimorës (BPD). Komisioneri dhe Zv. Komisioneri i Zyrës së Integritetit Publik (ish investigues për korrupsionin publik dhe krimin e organizuar i FBI-së) nga Departamenti i Policisë së Baltimorës i mirëpritën ata.

Ata u takuan edhe me një drejtues të Departamentit të Drejtësisë, i cili ka udhëhequr hetimet dhe ndjekjet penale të nivelit të lartë për korrupsionin publik si prokuror federal. Këtë javë, grupi është në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u trajnuar dhe ndarë përvojat me agjentët dhe ekspertët nga agjencia më e madhe e ligjzbatimit në botë. Një grup i dytë hetuesish do të ndjekë të njëjtin program javën e ardhshme.

Vizitat e këtij muaji nisën më 3 gusht, me takime të nivelit ekzekutiv mes agjencive ndërinstitucionale të Shteteve të Bashkuara dhe Prokurorisë së Posaçme dhe BKH-së në SPAK.