Athinë – Ndodh edhe kjo! Konsullata të vulos shtetin. Po me një ndryshim që viktima janë emigrantët, të cilët gjatë viteve të emigracionit në Greqi janë përballuar me këtë lloj korrupsioni “Made in Albania”. Numri i veprimeve në konsullatat tona në Greqi arrinte deri në 600 në dite, duke i sjellur shtetit shqiptar një shumë vjetore prej 4 milionë euro. Për këto komuniteti shqiptar në Greqi ka protestuar dy herë para ambasadës sonë në Athinë. Me këto shuma shteti shqiptar menaxhonte të gjitha Perfaqësitë tona të kudondodhura në botë, ndërsa sot edhe pse papunësia ka prekur emigrantët, shteti nguron të ulë këto tarifa të jashtë llogjikëshme. E themi këtë se emigrantët kur kanë nevojë për të cikluar dokumenta në zyrat e shtetit grek apo në polici i bëjnë falas ose kundrejt një pagese prej 0.2 euro, ndërsa shteti shqipta u merr për të njetat ciklime rreth 150 herë më shumë. Aq sa para një viti u vodh brenda në ambasadën e pambrojtur nga policia edhe arka ku derdheshin paravolat për veprimet konsullore. Korrupsioni vazhdon edhe më tej ku shteti zhvat emigrantët e tij. Shteti nuk pati mundësi që t’u krijonte emigrantëve një qendër kulturore me një shumë simbolike, edhe pse mundin e tyre u ble godina e Ambasadës sonë në Athinë. Por si shpërblim shteti shqiptar u rriti tarifën pasaportave emigrantëve 2.5 herë më shumë se në Shqipëri, paçka se transporti i pasaportave behet me mjete primitive të vendosura në bagazhet e autobuzave të transportit interurban.