Arrestohet grupi i kokainës mes tyre shqiptare dhe dy policë greke

Greqi

Greqi / Sipas informacioneve, gjithsej 9 persona nga të paktën 11 janë arrestuar nga policia greke, por një shqiptar ka bere te mundur të largohet pasi mbi te rëndonte më parë edhe një urdhër arresti.

Operacioni është zhvilluar në Athinë, por edhe në zonat e Trikala dhe Grevena. Grupi trafikonte drogë në Atikë dhe në Greqinë veriore.

Sipas mediave vendase ne kete janë përfshirë një oficer i sigurisë që shërben në Athinë dhe një oficer policie nga rajoni Grevena. Grupi qarkullonte sasi të kokainës dhe substancave të tjera narkotike dhe përbëhej nga grekë dhe shqiptarë. Informacioni i parë tregon se oficerët e policisë luajtën një rol qendror në grupin e kokaines. Gjatë rrjedhës së operacionit janë gjetur sasi narkotikë dhe armë. Autoritet e antidrogës kishin muaj qe hetonin grupin dhe levizjet e tij, që pritet  të paraqiten në zyrën e prokurorit.