Asambleja e PS do të zgjedhë strukturat drejtuese, ja emrat e kandidatëve:

Politika
PUNIMET E KONGRESIT TE PS - Kryeministri Edi Rama, gjate punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare./r/n/r/nCONGRESS OF SOCIALIST PARTY - Prime Minister Edi Rama, during the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.
Focus News  /   Asambleja e Partisë Socialiste e mbledhur sot ka përfunduar votimin për zgjedhjen e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste dhe ka nisur  procesi i numërimit.

 

Anëtarët e Asamblesë votuan për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare.

Nga gara për Kryesinë janë tërhequr deputetët Namik Dokle dhe Arta Dade.

Deputeti socialist, Taulant Balla, në një prononcim për mediat u shpreh se Namik Dokle dhe Arta Dade i hapën rrugë të rinjve me dorëheqjen nga kandidimi për kryesinë e re të PS.

“Z.Dokle dhe znj.Dade i hapën rrugën e të rinjve, duke dhënë dorëheqjen nga kandidimi për anëtar të kryesisë. Në PS ka gjithmonë një shkëmbim brezash. Një kolege shumë e nderuar, prej ditës së themelimit të PS, si kolegia Dade, ishte një prej kolegeve të propozuara për të qenë anëtare e kryesisë. Gjej rastin ta falenderoj për mesazhin që i dha Asamblesë së PS”, u shpreh Balla.

Ai theksoi gjithashtu se Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi është i pazëvendësueshëm në PS. “Sa herë që bëhet fjalë për lista dhe pozicione mediat bëjnë atë që nuk është. Bie dakord me kryetarin e PS, me Asamblenë, nuk ka një kandidaturë tjetër që të zëvendësojë Gramoz Ruçi”, tha Balla.

Propozimet per Sekretariatin

Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi

Sekretari për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino (Strukture e re brenda PS)

Sekretari për Organizmin Dixhital Alfred Peza

Sekretari për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve të Koalicionit Musa Ulqini. (Deri më tani e kishte mbajtur Ndre Legisi, i cili nuk është më as anëtar i Asamblesë)

Sekretarja e Rinisë Elisa Spiropali, (Ky post u mbajt nga Erion Veliaj)

Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima

Sekretare për Koordinimin Elektoral Blerina Gjylameti

Koordinatori Kombëtar për Programin Ilir Beqaj (E ka mbajtur dhe me pare)

Propozimet e tjera për anëtarë të Kryesisë:

Anila Shehu

Eglanina Gjermeni

Evis Kushi

Ermonela Felaj

Lindita Nikolla

Ogerta Manastirliu

Mimi Kodheli

Olta Xhaçka

Vasilika Hysi

Valentina Leskaj

Arben Ahmetaj

Armando Subashi anëtar aktual i kryesisë

Besnik Bare anëtar aktual i kryesisë

Blendi Klosi deri tani ka qenë sekretar organizativ

Damian Gjiknuri anëtar aktual i kryesisë

Ditmir Bushati

Eduard Shalsi anëtar aktual i kryesisë

Erion Braçe anëtar aktual i kryesisë

Fatmir Xhafaj anëtar aktual i kryesisë

Pandeli Majko anëtar aktual i kryesisë

Taulant Balla anëtar aktual i kryesisë

Ulsi Manja, propozim i ri