Dade kundër Ramës: Nuk jam dakord me këtë mënyrë drejtimi të PS.

Lajme Politika
Deputetja e PS, Arta Dade, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar amendimet ne ligjin e "dekriminalizimit", te propozuara nga deputetet e opozites. /r/n/r/nLawmaker, Arta Dade, during a parliamentary session.
Deputetja e PS, Arta Dade, duke hyre ne nje seance parlamentare…

Focus News  /  Deputetja socialiste, Arta Dade, ka tërhequr kandidimin e saj për anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo tha se vendimi i saj është një protestë për mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste. Dade ishte propozuar nga kryeministri Edi Rama për të qenë pjesë e Kryesisë së PS.

“Nuk jam dakord me këtë mënyrë drejtimi të PS. Në zhvillimet e fundit parimet e PS-së kanë rënë ndesh me parimet e mia”, tha Dade.

Ndërkohë Mimoza Hafizi, deputetja që përkrah deputetin Ben Blushi në lëvizjen e tij për demokratizimin e PS, tha se ky veprim i Dades është një akt fisnik.