Automjetet ndikojnë në ngrohjen globale

1817

ngrohja sotZëvendësimi i automjeteve me karburat me ato elektrike do të zbuste temperaturat përvëluese në qytete, gjatë verës. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh amerikanë dhe kinezë në studimin e përbashkët të publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”.Studimi bazohet në një simulim të kryer në një zonë të kryeqytetit kinez, verën e vitit 2012. Temperatura atje ishte 3 gradë më e lartë se në zonat rurale. Duke fikur motorët e të gjithë automjeteve me karburant, temperatura e ambientit ra me 1 gradë celcius. Nxehtësia e çliruar nga motorët e automjeteve me karburant është një prej faktorëve, që ndikojnë në rritjen e temperaturës së ambientit në qytete, krahas nxehtësisë që përcjell asfalti i rrugëve, betoni i ndërtesave, apo nxehtësia e kondicionerëve.Përdorimi i këtyre të fundit u reduktua, duke kursyer 14 milionë kilovatorë energji elektrike në ditë, çka do të thotë. Dioksidi i karbonit në atmosferë u reduktua me mbi 10 mijë tonë në ditë, nga reduktimi i çlirimit të gazërave nga karburantet e përdorur nga termocentralet, por edhe nga automjetet.Sipas ekspertëve të klimës, rënia me 1 gradë celcius e temperaturave është mjaft domethënëse, në luftën kundër ngrohjes globale.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: