Lajmi tronditës për vdekjen e tmerrshme të foshnjës 14 muajshe – Ai ishte i mbyllur brenda në automjet për orë të tëra, i ekspozuar ndaj diellit të nxehtë
Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në makinë për shkak të goditjes nga nxehtësia si pasojë e valës ekstreme të të nxehtit në Francë. Por përgjegjës për vdekjen e tij tragjike nuk ishin vetëm kushtet e vështira atmosferike, por edhe vetë babai i tij, pasi dyshohet se ka harruar… me orë të tëra fëmijën brenda mjetit të parkuar!.
Sipas informacioneve të Daily Mail, lajmi tragjik vjen nga një qytet në jugperëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht nga kushtet e motit “të nxehta”. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete fëmijën që në mëngjes, për ta lënë në çerdhe.Megjithatë, babai harroi se e kishte fëmijën në sediljen e pasme të makinës, ndaj nuk e çoi kurrë në çerdhe. Më pas ai parkoi makinën në diellin e nxehtë me foshnjën fatkeqe brenda. Ashtu siç pritej, fëmija pësoi goditje nga nxehtësia nga temperaturat e larta, duke sjellë kështu vdekjen e tij të tmerrshme.
Sapo nëna e kuptoi se diçka nuk shkonte me fëmijën, ajo lajmëroi shërbimet e urgjencës së vendit, të cilët nxituan në vendngjarje – rreth orës 17:00 – duke u përpjekur më kot për të ringjallur foshnjën.
Foshnja u gjet e pajetë pasditen e së njëjtës ditë në parkingun e kompanisë aeronautike “Safran”. Lajmi për humbjen e tij në këtë mënyrë brutale ka tronditur botën si brenda kufijve të vendit, ashtu edhe globalisht.
Autopsia e kryer ende nuk ka përcaktuar shkaqet e sakta që çuan në vdekjen e fëmijës, por siç njoftoi prokuroria dje “nga hetimet fillestare rezulton se fëmija i vogël ka vdekur nga mbytja dhe dehidratimi”.
Vlen të theksohet se prindërit, për shkak të tronditjes që kanë përjetuar kur kanë marrë vesh se fëmija i tyre kishte vdekur, janë dërguar me urgjencë në spital.