Merkel thirrje Erdogan për dialog pas referendumit

1039

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri sot thirrje presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në arritjen e një “dialogu të respektueshëm” me të gjitha palët politike pas fitores së ngushtë të “po” në referendum që i mundëson kompetenca më të zgjeruara.

“Qeveria gjermane pret që qeveria turke, pas një fushate të ashpër elektorale, të mundësojë tashmë një dialog të respektueshëm me të gjitha forcat politike dhe në shoqëri”, vuri theksin kancelarja në një deklaratë të shkurtër të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel.Berlini u shpreh se merr në konsideratë rezultatin paraprak të votimit ku alternativa “po” u shpall fituese me 51,37 për qind pas numërimit të votave në 99,45 për qind të kutive të votimit. Qeveria gjermane “respekton të drejtën e shtetasve turq për të vendosur për Kushtetutën e tyre”, shtoi ajo, duke theksuar se rezultati i ngushtë vë në dukje se deri në ç’pikë është e përçarë shoqëria turke.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: