Basha: Me ‘Republikën e Re’ do përgjysmojmë çmimin e biletës së urbanit në Tiranë dhe rrethe

846

Një ditë para protestës së 13 majit në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nesër do bashkohen mijëra qytetarë për ‘Republikën e Re’, me qëllimin për të mos lejuar zgjedhje të diktura nga krimi dhe droga.

“Me ‘Republikën e Re’ do anulohet ligji për arsimin e lartë si dhe do përgjysmohet çmimi i biletës së urbanit në Tiranë dhe në rrethe”, tha Basha nga çadra..

 

“Nesër bashkohen në këtë shesh qindra dhe mijëra të reja sepse e dinë që me bashkimin e tyre dhe me vendosmërinë tyre për të mos lejuar zgjedhje të diktuara nga krimi e droga, por për zgjedhje të ndershëm në Republikën e re do ti japin rrugën arsimit dinjitoz. Ligji i Republikës së re do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Do marrë fund kaosi me maturant, pasi vetëm merita dhe preferenca do përcaktojë të drejtën e studimit. Me ne bashkohen nesër qindra e mijëra sipërmarrësish të vegjël që kanë përjetuar terror me taksat. Ata janë detyruar të mbyllin bizneset për shkak të taksave. Nesër bashkohen me ne qindra dhe mijëra fermerë që në 4 vite përjetuan 0 investime. Nga ky shesh me votën e lire do i kthejmë fermerëve shqiptarë sigurimin e tregut që produktet e tyre. 650 mijë pensionistë i bashkohen nesër protestës tonë të cilët janë braktisur në këto vite. Ata bashkohen me Republikën e Re që do mundësojë që pensioni i tyre të mos jetë më pak se 250 mijë lekë në muaj. Sepse paratë e pensionistëve do jenë për pensionistët dhe jo për lali fikun dhe të korruptuarit e tij. Me Republikën e Re do përgjysmojmë cmimet e biletës së urbanit në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër”, tha Basha.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: