Blushi: Diferenca mes PD dhe Rilindjes; njëra u ofron shqiptarëve armë, tjetra kanabis

817

blushi ne focus

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Focus NEWS  /  Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi  ka deklaruar sot se nuk mund të jetë pjesë e kryesisë së PS, që sipas tij po zgjidhet përmes uzurpimit të PS përmes heqjes së të drejtës së votës.

Blushi u tregua i ashpër në deklaratat e tij me të dyja forcat politike në vend, PD dhe PS të cilët sipas tij nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shqiptarëve veç armëve dhe kanabisit.

“Socialistët e vërtetë nuk janë pjesë e rilindjes. Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re. Shqiptarët janë ata që po e mendojnë krijimin e një partie të re mbi PS, të gjejë një zgjidhje nga PD dhe Rilindja; njëra kërkon të armatosë Shqipërinë, tjetra po e zhyt në borxhe kërkon ta gjejë zgjidhjen tek kanabisi”, tha Blushi.

Blushi deklaroi se nuk do të votonte në Asamblenë e sotme, pasi sipas tij sot po bëhet marrja pa votë  e një partie normale si PS.

“Kjo që po ndodh është uzurpim, grabitje. Unë nuk do të votoj fare sot. Për kë të votosh; për rojet e spitalit apo për këta që bëjnë sheshe në tiranë me pllaka majolike si banja. Kjo kryesi nuk është e PS, është e Rilindjes, një lavatriçe mediokriteti.

Nëse partitë nuk janë demokratike, Shqipëria s’mund të jetë e tillë.

Për çdo njëri, përfshi edhe Gramoz Ruçin, duhet të dinë se kanë amnistuar, për të marrë një vend punë te Rilindja, heqjen e të drejtës së votimit. Socialistët e vërtetë nuk janë pjesë e rilindjes.

Ka akoma kriminelë në këtë asamble, gjeni çfarë ka thënë ambasada amerikane. Asnjë s’është larguar nga puna pas votimit të ligjit të dekriminalizimit”, tha Blushi.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: