Blushi për protestën në Turqi: Te ne opozita është bërë digë që mbron qeverinë

1043

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka publikuar një foto në “Facebook” ku mijëra njerëz janë duke marshuar drejt Stambollit, në një protestë kundër kufizimit të lirive e të drejtave të tyre.

“Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet”, thekson Blushi në statusin e tij.

Statusi i plotë

Marshimi i lirisë

Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet. Megjithatë edhe nëse nuk përfundon, Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: