Sipas Eurostat ne tremujorin e pare te vitit 2018, borxhi publik i Greqisë u rrit ne 180.4% të PBB-së (322.568 miliardë euro) , duke shënuar një rritje prej 11.90 miliardë euro krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.
Në eurozonë, borxhi publik arriti në 86.8% të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2018 (krahasuar me 86.7% në tremujorin e mëparshëm), ndërsa në BE borxhi qeveritar ishte 81.5% e PBB-së (nga 81.6% tremujori i mëparshëm).
Në veçanti, sipas shifrave të Eurostatit për tremujorin e parë të vitit 2018, Greqia shënoi borxhin më të lartë publik në BE (180.4% të PBB-së), pasuar nga Italia (133.4%), Portugalia (126.4% ) dhe Belgjikë (106.3%). Niveli më i ulët i borxhit publik u regjistrua nga Estonia (8.7%), Luksemburgu (22.2%) dhe Bullgaria (24.1%).