Breshëri plumbash mbi të riun shqiptar në Romë, në gjendje kritike në spital

Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një i ri shqiptar është qëlluar me breshëri plumbash. Tani ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital të Romës në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është qëlluar nga dy persona me motor të tipit “Scooter”. Ndërkohë bëhet e ditur se shtetasi i plagosur është 25 vjeç, por nuk dihet ende identiteti i tij.

Në momentin e ngjarjes i riu po hynte në banesë me vëllanë e tij por është qëlluar disa herë me pistoletë.

Policia italiane po kryen hetime rreth ngjarjes, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.