Buçpapaj : Jeta nis me lindjen e artë të diellit, perëndon po ashtu në horizont.

Letersi

JETA
A nuk është jeta s i një udhëtim?
Hapërojmë, vrapojmë pa u ndalur.
Do ecim drejt njê rruge pa kthim,
Atëherë, fundi na paska ardhur.

A nuk është jeta si fluturimet?!
Shtegtojmë si zogjtë në vise tjera,
Hapim sytë, krahët mbi agimet,
Derisa një ditë, ndalet pranvera.

A nuk është jeta një luftë e pa kompromis?!
Lufton për një kauzë a një qëllim,
Dikush humbet, dikush fiton, sigurisht,
Veç një ditë do ikim në amshim.

A nuk është jeta dhuratë hyjnore,
Ardhur nga zoti për t’u sprovuar?!
Vepra,fjala e mirë sa madhështore,
Gjurmë lënë, si idilik i paharruar.

Dhe jeta nis me lindjen e artë të diellit,
Dhe perëndon po ashtu në horizont.
Je me fat, nëse i sheh yjet e qiellit,
Se dielli për dikën ka perendu me kohë.
Bukurie Buçpapaj