Prof. Doc / Fane S. TARIFA / Duke marrë shkas nga një emision për të madhin Konica që kombin e vet e trajton si, Komb trimash dhe politikanët shqiptarë si një racë krimbash, dua të ndaj me miqtë disa objeksione për ata që po na drejtojnë politikën tone.
Ata nuk kanë zbritur nga qielli dhe as nuk janë produkt i ndonjë kombi tjetër, por janë produkti historik i yni, produkt i kushteve tona, i atyre rrethanave që mundësuan ideologjikisht dhe moralisht, atë shtresë njerëzish që morën në duart e tyre fatet e vendit.
Kam parasysh një thënie që, Çdo popull e çdo komb ka qeverinë që meriton.
Shkrimtari Emil Zola ka shkruar se, në kohën e kthesave historike të medha nga gjiri i shoqërisë si ortek me shumë guxim dalin në kryr ata që kanë qënë llumi i shoqërisë, spiunët, servilët, karrieristët, hajdutët, kriminelët, ata që mendojnë se u erdhi dita për të përfituar, që kanë guximin e të marrit.
Për të sqaruar dashamirësit Sofizmi është një rrymë që pretendon se mëson artin e mençurisë. Si shembull paraqes një sofizëm të lashtë,- kur njeriu gënjen dhe pohon se ka gënjyer ai njëherësh edhe gënjen edhe thotë të vërtetën, sepse po ka gënjyer nuk është gënjeshtar, ndërsa në se nuk ka gënjyer është gënjeshtar.
Politikanët tanë të nderuar janë modeli më i pastër i sofistëve që vetëm tjerrin premtime dhe genjeshtra pa fund, që betohen dhe manipulojnë me rrethana të mbrapshta gjithçka që zotërojnë, që me marifete sofistike e mashtrojnë këtë popull në pafundësi…
E tashme le të kënaqemi me këtë rracë që vetë e kemi prodhuar, që mbase nuk e dinë teorikisht sofizmin, por që e zbatojnë mrekullisht atë !