Çfarë po ndodh në kufirin shqiptaro-grek?

291

Më shumë se 100 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare me shtetin fqinj, Greqinë.

Personat ndodhen të bllokuar mes dy shteteve. Autoritetet thonë se duhet që të aplikojnë në një konsullatë në Greqi dhe më pas të mund të lejohen të kalojnë.

Pra, duhet të vijojnë nëpër disa procedura e më pas, edhe kur të hyjnë në Shqipëri, duhet t’i nënshtrohen vetë-karantinizimit.

Kryesisht këta janë persona që duan të vijnë në Shqipëri nga Greqia. Ka edhe të huaj që duan të kalojnë tranzit nëpër vendin tonë./SOT/