COVID-19/Britani: 20 shoferë të vdekur – Masa shtesë mbrojtëse në autobusë

Aktualitet

Këmbanat e alarmit tingëlluan pas vdekjes nga coronavirusi i 20 shoferave të autobusëve të famshëm rë kuq në Londër

Autoriteti i Transportit në Londër njoftoi sot masa të reja për të mbrojtur drejtuesit e autobusëve të famshëm të kuq në kryeqytetin britanik, të cilët mbajtën një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e 20 kolegëve të tyre që vdiqën nga coronavirusi.

Vendet, të cilat janë afër shoferit, nuk do të përdoren nga pasagjerët dhe vendi i shoferit do të mbrohet nga një fletë plastike transparente. Që nga e hëna, pasagjerët nuk do të jenë më në gjendje të hipin me autobusin nga dera e përparme.