Tahiri pas 80 vitesh kthen ligjet e Zogut. Gjoba e burgime për dhunën ndaj kafshëve.

959

tahiri ruan qente

Plot 80 vite më vonë, një ligj për mbrojtjen e kafshëve është një domosdoshmëri për qeverinë Rilindja dhe mbarë opinionin public. Hashashi thuaj se ka trullosur jo vetëm ministrin por mbarë qeverinë, që tashmë ka kthyer sytë nga kafshët duke lënë pas hallet e popullit…

Vet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë me dije se, braktisja, keqtrajtimi, dhuna, do të propozojë të jenë vepra penale të dënueshme. Në fakt, gjendja në klinikat veterinare flet vet. Ato janë të mbushura me kafshë të keqtrajtuara.

Në propozimin e ministrit Tahiri, keqtrajtimi i kafshëve dënohet me burgim nga 6 deri në 12 muaj, si dhe me gjobë nga 5.000 deri në 10.000 lekë. Gjithashtu do të ndalohen shfaqjet, konkurset, eksperimentet dhe luftimi ndërmjet kafshëve. Për këtë do të ketë një dënim maksimal me burgim deri në 3 vite, si dhe gjobë deri në 100.000 lekë.

Ndërkohë, përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshëve, sipas propozimit të ministrit do të dënohet me burgim deri në 3 vite dhe me gjobë deri në 100.000 lekë. Veterinerët thonë se, masa të tilla janë të mirëpritura.

www.focusnews.al




Këtë e pëlqejnë %d blogues: