Bashkimi Evropian, do të vendosë të hënën vendimin për të hequr nga lista e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht, gjithsej 6 vende ku përfshihet: Izraeli, Kosova, Leban, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e mësipërme gjatë ditëve të fundit kanë raportuar për rritje të numtir të personave të prekur nga pandemia Botërore Kovid-19, ndaj dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të rivensodin masat e reja për udhëtarët e 6 vendeve , ndërkohë vendimi për rivendosjen e ndalimit të hyrjes për udhëtarët amerikanë është marrë ditën e premte por do të shpallet zyrtarisht nesër.
Lista rishikohet çdo dy javë por jo çdo shtet anëtar i BE-së është i detyruar t’a zbatojë.