Shtet ku je… Kur do të bëhesh me kuptimin e plotë të fjalës si i tillë?
Askush nuk po mban përgjegjësi për bllokimin e 700 pasaportave dhe të 400 kartave të idenditetit. Emigrantët shqiptarë nga dita në ditë janë në pritje për ti marrë ato edhe pse kanë kaluar mbi një muaj e gjysëm. Asnjë fjalë, asnjë njoftim nga personeli i ambasadës se çpo ndodh me pasaportat e tyre, ku numri rritet nga dita në ditë.
Është hera e parë që po ndodh kjo vonesë, në një kohë kur më parë afati i marrjes ishte brenda 15 ditëve, ndërsa sot edhe pse shqiptarët paguajë 3-5 herë më shumë se atë të vendeve të tjera nuk i marrin ato në afatin e duhur.
Gjendja aktuale e vonesave është krijuar menjëherë pas vjedhjes se 100 pasaportave në Athinë më 13 shkurt te këtij viti, aq lëvizja e dipllomatëve në kohët e fundit dhe lëvizjet pa precedentë nuk kanë përmisuar gjëndjen po përkundrazi e ka rënduar atë akoma më shumë.
Dihet se në të tilla rastet emigrantët janë një barrë e rëndë për ambasadën dhe shtetin e tyre, i cili nga ana e tij është mjaftuar vetëm me arkëtimin e parave nga ana e emigrantëve, duke mos ndjerë ende përgjegjësi dhe detyrimin që ka para komunitetit shqiptar në Greqi. Festa e Pashkëve erdhi po kjo festë nuk ishte për të gjithë shqiptarët në Greqi.
Vonesa të tilla janë të pajustifikueshme dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi morale…