Rama-qytetarëve: Denonconi eksperiencat negative në zyrat e shtetit (me emra)

1034

Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të ndajnë eksperiencat negative të tyre në zyrat e administratës shtetërore.

Kreu i qeverisë kërkon edhe emra konkretë drejtuesit a punonjësish të zyrave përkatëse. Rama thotë se çdo njeri i zakonshëm duhet të ngrejë zërin.

Rama:

EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falënderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.

Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: