Demokraci kudo dhe askund, pa drejtësi nuk ka Demokraci.

Opinion

drejtesia-2Shpetim ZINXHIRIA  /  Demokracia është një sistem politik, një mekanizëm për të marrë vendime konkrete në zbatimin dhe monitorimin e vendimeve të drejtësisë, që përfshin të gjithë drejtpërdrejtë dhe pa përfaqësues.

Askund, si dhe asnjëherë  pa pjesmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit, sepse të gjithë këtyre oligarkëve jo demokratike,  u jepet kjo mundësi që të jenë të lirë të dominojnë, por që duan të mos jenë të dominuar nga kontrolli i drejtpërdrejtë popullor.

Sistemi ekonomik (kapitalizmi, socializmi) nuk mund të bëjnë punën e tyre, kur ka demokraci, pasi kjo do ti prishte punë. Për të bërë punën e tyre sa më mirë duhet të mungojë Demokracia, sepse vetëm përmes autoritarizmit bëjnë punën e tyre. Koha ka treguar se këta kanë një alergji ndaj demokracisë. Dhe kjo gjë është parë gjatë gjithë periudhës 25 vjeçare në vendin tonë.Flasin dhe bërtasin për reformën në drejtësi, por asnjë nuk e do këtë reformë…

Janë këta që pretendojë më shumë se kushdo se janë demokratët e vertetë, por harrojnë se janë po këta që kontrollojnë “përfaqësuesit e popullit” me mënyra nga më të ndryshme. Në varësi të gjendjes, ata kërkojnë të terrorizojnë, me qëllim të korruptojnë …

Por, dikur kur të përfundojnë këto lloj gënjeshtrash. Njerëzit nuk do kenë më dyshime, sepse do të ndihen mirë që më në fund në këtë vend të çuditshëm drejtësia guri themeltar i Demokracisë po funksionon.

Sot e dimë shumë mirë se asgjë nuk do të jetë e lehtë në këtë epokë të re. Shpërbërja e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, kohezionit social nuk është një simptomë e rastit. Por, fatkeqësisht është kjo zgjedhja themelore i politikave si dhe strategjia mbi të cilën mundohen të ngrejnë Demokracinë në Shqipëri. 

Dimë që Demokracia është një metodë e thjeshtë për të vetë-qeverisur një popull të tërë. Është një proces që shpërndan fuqinë politike, pushtetin që është, në mënyrë të barabartë për të gjithë anëtarët e këtij grupi. Po ashtu dimë se Demokracia është një proces që na mundëson për të marrë dhe zbatuar vendime, të mbikëqyrë zbatimin e tyre, dhe për të bërë drejtësi dhe të gjithë marrin pjesë direkt me institucionet, organet dhe institucionet, pa përfaqësues. Sepse demokracia vazhdimisht është për ndryshim në institucionet e saj, nuk është e përsosur, gjithmonë mbetet i paplotë.

demkracia-3

Demokracia gjithashtu e di se është e kërcënuar nga të pasurit e shumtë si dhe nga varfëria e madhe, dhe merr masa në mënyrë për të mos pasur asnjë nga këto të dy. Por përtej kësaj, demokracia, edhe pse nuk është sistemi ekonomik si kapitalizmit dhe socializmit, nuk ka një plan ekonomik apo doktrine ku duhet të zbatohen. Me pak fjalë, ligjvënësit janë të gjithë qytetarët. Qeveritarët dhe gjykatësit janë të gjithë qytetarë. Demokracia beson se të gjithë qytetarët duhet të zgjidhen në pushtet dhe politikë. Regjimi që kemi sot, bën që të përfaqësohemi me njerëz me një afatgjatësi periudhë 20-25-vjeçare, kjo me përsëritjen e zgjedhjeve të tyre, si dhe veten e tyre në pozita të pushtetit, nuk është Demokraci

Ajo që po ndodh në fushën e drejtësisë sot, është drejtësi jo e pavarur në vendin tonë. Drejtësia në përfundim është për të garantuar respektimin e lirive demokratike, si dhe ky është obligimi ynë i të gjithve dhe i forcave te tjera politike dhe kryesisht shteti për të kontribuar secili në bastionin e vet, sepse në qoftë se ne nuk kemi një gjyqësor i pavarur është e mundshme ne nuzk mund të kemi një demokraci të vertetë…

Demokracia fitohet me pjesëmarrjen e përditshme të qytetarëve në jetën publike të vendit dhe në politikë. Administrimi i drejtësisë nuk është një ushtrim i thjeshtë i pushtetit. Çdokush apo ndonjë prej zyrtarëve që nuk e ka të perceptuar kështu, sigurisht që nuk mund të kryejë mirë punën e tyre. Drejtësia nuk është shprehje e vullnetit arbitrar, por (duhet) të jetë procesi i prodhimit arsyetimit me bazë shkencore dhe gjykim të mirë.

Përderisa në bazë të rregullave të njohurive të ligjit dhe interpretimin shkencor është një kusht i domosdoshëm për legjitimitetin e drejtësisë si një funksion shtetëror. Duhet kuptuar se gjyqtarët nuk kanë legjitimitet politik, si funksionarëve të tjerë të shtetit, të cilët zgjidhen në intervale të rregullta dhe të përgjegjshme, në fund të fundit, për popullin shqiptar.

Eshtë e arsyeshme dhe e domosdoshme në funksionimin demokratik të një gjyqësori të pavarur, nëse ne duam të ekzistojë një shtet me një demokraci të vertetë. Por për këto frikë është se ndarja e pushteteve në vendin tonë nuk ka marrë plotësisht formë.

Rruga që këta kanë zgjedhur gjatë 25 viteve në të ashtuquajtur demokraci, punuan pa përgjegjësi dhe me një vullnet të pa parë, duke mbajtur peng gjatë gjithë kesaj periudhe privatizimin, dorëzimin pa kushte të pasurisë publike dhe jetën publike në duart e një pakice, varfërimin e mëtejshëm të popullit shqiptar. Rivendosja e demokracisë dhe kohezionit social e dimë mirë se është për Rilindjen dhe opzitën një detyrë e vështirë dhe shumë e vështirë.

Dilema është e qartë: Pa Drejtësi nuk mund të ketë Demokraci. Qeveria Rilindja me gjithe dëshirën e madhe që ka është në provë për këtë fazë historike, për të garantuar demokracinë e vërtetë të popullit, ku para ligjit të gjithë janë të barabartë.

Është e sigurt se një demokraci të cilën njerëzit nuk e dinë të vërtetën, kjo nuk është demokraci. Kështu që shansi i parë i Rilindjes është për të rivendosur të vërtetën e dëmtuar gjatë gjithë këtyre viteve…Mundësitë janë por…?

Nëse ka vullnet moral dhe politik, të gjitha duhet të dalin në dritën e së vërtetës. Rastet e kryera në vitet e fundit në dëm të vendit, plaçkitja e popullit si dhe dhënja pa përgjegjësi e konçensioneve, kapje e drejtësisë nga politika dhe krimi bënë që të humbasë besimi në popull, ikje në masë të madhe jashtë vendit. Në duan dhe ka përsëri vullnet politik të punojnë për të dalë në dritën e të vërtetës se sistemi politik është mbërthyer nga krimi, aq sa çdo përpjekje për të ngritur drejtësinë aty ku duhet do të thotë një hap përpara për të shërbyer interesat dhe nevojat popullore.

Tepër e qartë për të gjithë është se Demokracia pa drejtësi sociale nuk është një demokraci. Politikat e deritanishme në këtë drejtim kanë zgjeruar boshllëqet sociale duke rritur padrejtësitë, nënvlerësuar dhe minimizuar institucionet sociale, por mbi të gjitha drejtësinë dhe dinjitetin e vendit tonë.

Kjo është arsyeja pse sot kryeu i Rilindjes Edi Rama , është krejtësisht e qartë për Reformën në Drejtësi për të sjellur  në dritë të gjitha rastet e shtigjet e errëta të parave dhe ata që kanë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe të pasurojnë veten e tyre në kurriz të popullit shqiptar. Për t’i dhënë popullit të tij mesazhin e duhur drejtimin për një demokraci që nuk përfundon vetëm me të drejtë vote, por kjo drejtësi të përhapet në të gjithë sektorët dhe fushat e veprimit të shoqërisë.

Janë populli i frikësuar dhe ngurrues që do të përballet në dy pozicione të qarta, kur e di mirë dhe e ka të qartë se mbështetja në këtë qeveri është vetëm mbështetja e së vërtetës dhe drejtësisë…Pa drejtësi nuk mund te ketë demokraci